20 deri në 25 është numri i dëshmitarëve që mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Speciale synon t’i paraqes në proces.
15 prej tyre do të dëshmojnë drejtpërdrejt në sallën e gjyqit, gjersa deklaratat e pjesës tjetër do të përdoren për listën e provave mbrojtëse.
Nga detajet e takimit që ekipet mbrojtëse patën më 9 qershor, bëhet me dije se ish-presidenti Thaçi do t’i thërras 12 dëshmitarë, Jakup Krasniqi 10 dëshmitarë, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk kanë njoftuar se do të thërrasin ndonjë.
Në total paraqitja e mbrojtjes pritet të zgjas tre muaj.
Dëshmitari i parë i avokatëve mbrojtës pritet të thirret më 15 shtator.
Paraprakisht, ekipet do të mbajnë një konferencë mbi ecurinë e çështjes një muaj para nisjes.









