Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully , ka thënë se uniforma e zezë nuk janë tregues se klienti i tij ka qenë pjesë e policisë ushtarake dhe këtë thekson se as Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk e ka vërtetuar.

“Në asnjë moment gjatë këtij gjykimi ZPS-ja nuk ka vërtetuar se një person i veshur me rroba të zeza, qoftë uniformë apo jo, është provë përcaktuese e anëtarësisë apo lidhjes së tij me policinë ushtarake, veçanërisht në një ushtri të parregullt si UÇK-ja, e cila nuk kishte kode strikte të uniformave”, tha ai.

Ai tregoi edhe një pamje të Ekrem Rexhës – Komandant Drinit, për të cilin tha se asnjëherë ZPS-ja nuk ka pretenduar që ka qenë pjesë e policisë ushtarake, edhe pse është i veshur me rroba të zeza.

Pjesë nga deklarata e avokatit:

Prokurori të hënën ju tha se të paktën deri në qershor 1999, z. Selimi kishte ndërruar uniformën e kamuflazhit me një uniformë të zezë, duke spekuluar mbi bazën më të dobët për një ndryshim të mundshëm në detyrat e z. Selimi. Kjo gjendet në faqen 28478 të transkriptit. Ai ju tregoi këtë imazh statik në mbështetje të këtij pretendimi.

Në asnjë moment gjatë këtij gjykimi ZPS-ja nuk ka vërtetuar se një person i veshur me rroba të zeza, qoftë uniformë apo jo, është provë përcaktuese e anëtarësisë apo lidhjes së tij me policinë ushtarake, veçanërisht në një ushtri të parregullt si UÇK-ja, e cila nuk kishte kode strikte të uniformave.

A mund të shfaqet në ekran dokumenti 3D0004, ju lutem? Faleminderit.

Kjo është një fotografi e shënuar me numrin 4769, e cila tregon z. Selimi në qendër, të shënuar me numrin një me të kuqe, në një foto me bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së në vitin 1999. Së pari, do të vini re mungesën e uniformitetit mes të gjithë personave të pranishëm në këtë fotografi, por dua t’ju tërheq vëmendjen te personi i shënuar me numrin katër me të kuqe, një bashkëluftëtar i z. Selimi, Ekrem Drini Rexha, një person që në asnjë moment nuk është pretenduar nga ZPS-ja apo nga ne se ka pasur rol brenda policisë ushtarake, megjithatë ai është i veshur krejtësisht me rroba të zeza. Sipas logjikës së gabuar të çështjes së ZPS-së, do të duhej të kishte ndonjë domethënie më të thellë në zgjedhjen e veshjes së Drinit atë ditë.