Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, duke filluar nga ora 15:00, për të propozuar e votuar kandidatin për Kryeministër, ku pritet zyrtarizmi i Lumir Abdixhikut.
Kjo mbledhje vjen pasi që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media të enjten.
Këtë vendim, Osmani e mori pas takimit që pati me partitë politike. Ish-opozita: PDK, LDK dhe AAK thanë se kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa VV-ja propozoi 28 dhjetorin, datë që u zgjedh nga Osmani.









