Kryeministri britanik Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me kabinetin e tij këtë të martë për të diskutuar situatën në Gaza si dhe një plan të propozuar ndërsa ai ndodhet në një presion të madh nga vet partia e tij ta njoh shtetin e Palestinës.
Starmer ka marrë një hap të rrallë për ta mbledhur kabinetin e tij gjatë pushimeve të verës që të diskutojë se si të dërgohet më shumë ndihmë humanitare në Gaza.
Britania është duke punuar në një plan me Francën dhe Gjermaninë pas një telefonate mes tre liderëve të vendeve javën e kaluar.
Starmer nuk ka dhënë detaje për planin, por gjatë fundjavës ai ka krahasuar propozime drejt “koalicionit të të gatshmëve”, përpjekjes ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën në rast të një armëpushimi me Rusinë.
Zëdhënësi i Starmer ka thënë se ai do të diskutojë planin me aleatë të tjerë ndërkombtarë dhe vendet e lindjes së mesme.