Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 10 milionë e 887 mijë e 186 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Për ndarjen e këtyre mjeteve kanë njoftuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty theksuan se është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë cent), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e reja parlamentare po mbahen pas dështimit të deputetëve që ta zgjedhin Presidentin.