Është duke vazhduar mbi dy ore takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit pritet që palët të dalin me deklarata për mediat.

Para këtij takimi, Kurti ka bërë të ditur se është i gatshëm për bashkëpunim politik, duke kërkuar mbështetje nga partitë opozitare për çështjet institucionale.

Ndërkaq, Abdixhiku ka deklaruar më herët se LDK-ja do të marrë pjesë në takime, por vendimet e saj do të bazohen në interesin institucional të vendit.

Takimi mes dy liderëve vjen në një kohë kur po kërkohet konsensus politik për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull në skenën politike.