Pas numërimit të 98.83 për qind të votave, Mendi Qyra, Kandidat i Pavarur i mbështetur nga Koalicioni VLEN është duke prirë në garën për Kryetar të Strugës. Ai ka siguruar deri më tani 49.80 për qind apo 12 mijë e 371 vota.

Në vend të dytë është Arsim Dalipi i AKI-së – koalicion i udhëhequr nga Ali Ahmeti – me 47.08 për qind apo 11 mijë e 695.