Nga kompanitë e afërta me Vetëvendosjen që kanë fituar tenderë që nga koha kur partia e drejtuar nga Albin Kurti erdhi në pushtet është edhe EING COM.

Kjo kompani i ka fituar 42 tenderë që nga viti 2021 me vlerë 9 milionë e 700 mijë.

25 prej tyre vetëm nga Komuna e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Të tjerët nga institucionet qendrore dhe Komuna e Mitrovicës e ajo e Prishtinës.

Pronar i kompanisë është Eljesah Podvorica. Ai është mik me deputetin e Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe ish-deputetin po ashtu të Vetëvendosjes Nijazi Isaku.

Miqësinë e tyre e kanë shfaqur edhe në rrjetet sociale.

Se e ka mik Zybën dhe njihen moti e pranoi vetë Podvorica.

VOX Kosova kontaktoi edhe me deputetin Zyba.

I pyetur nëse ka ushtruar ndikim që kompania e mikut të tij të fitojë tenderë, ai e cilësoi pyetjen si shpifje edhe pse pyetjet nuk janë konstatime, pra s’kanë si të jenë shpifje.

Por Zyba i nxehur veç pse pyetej paralajmëronte edhe padi.

Zyba fillimisht e mohoi që e ka mik Podvoricën…

Por, kur iu pohua se Podvorica e ka pranuar se kanë miqësi, madje të hershme, deputeti e ndryshoi pak deklaratën.

VOX Kosova kërkoi përgjigje edhe nga Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për numrin e madh të tenderëve që kjo kompani përfitoi nga komuna që ai udhëheqë, por sapo dëgjoi pyetjen, na tha t’i drejtohemi Zyrës për Informim dhe e ndali telefonin, ndërsa zyra e tij nuk u përgjigj fare.

Marrja e tenderëve në numër kaq të madh për kaq pak kohë, siç është rasti me EING COM, është kthyer në operim normal në pushtetin e Vetëvendosjes.

Veç kjo kompani 42 tenderë. Të tjera edhe më shumë.

Secila ka një emërues të përbashkët. Pronarët janë të afërt me zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes e të shtetit.