Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dalë në përkrahje protestës në mbrojtje të UÇK-së, kundër Speciales që nesër(e shtunë, 13 dhjetor) mbahet në Shkup. Në një reagim, Rama ka thënë se ky tubim është “thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave”.

“Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare”, shkroi Rama mes tjerash.

Neser me fillim prej orës 13:00 në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet protesta në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky tubim, është i treti me radhë për të njëjtën kauzë, pas atyre që u mbajtën në Prishtinë e Tiranë.