MBËSHTETJA Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në OKB, akt drejtësie ndaj popullit të saj

Begaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është akt drejtësie ndaj popullit të saj, derisa ka kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

MBËSHTETJA Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në OKB, akt drejtësie ndaj popullit të saj

Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës.

Këto komente, Begaj i ka bërë në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka folur për Shqipërinë, Kosovën, por edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Evropës”, tha Begaj.

Presidenti ka kërkuar edhe që të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të respektohen, që ata të mos diskriminohen, që “gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre te mbrohen dhe promovohen”.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin