Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Rama, përmes një postimi, ka thënë se “farsa” është në ditët e fundit, duke shprehur bindjen se Thaçi do të triumfojë.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj”, ka shkruar Rama.

Ai ka rikujtuar edhe një deklaratë të mëhershme të Thaçit se lirinë nuk mund t’ia marrë askush.

“Siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, njësoj siç Kosova triumfoi duke besuar në liri, edhe Thaçi do të triumfojë falë të vërtetës së tij.

“Ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka përfunduar Rama.