“Antikombëtarë e hajna”, i ka quajtur përfaqësuesit e mazhorancës zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, në reagimin e tij ndaj Kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha se Aleancën e “kam shporru si mbeturinat nga zyrat”.
“Bira ma e mrame e kavallit je. Çështjen tënde ia kemi lënë medias dhe drejtësisë, s’ka ditë që s’të dalin skandale. “Ik tash kryetar i një partie me 3 anëtarë, të tretë analfabetë”, shkroi Xhemaili në Facebook.
Xhemaili e quajti mazhorancën “një shtëpi budallë”.
“Ti je përfaqësuesi më i denjë i kësaj kaste të mazhorancës, një shtëpi budallë. E keqja më e madhe është që përpos që jeni budallë, jeni antikombëtarë e hajna”, shtoi ai.
Sa i përket zyrave, zëdhënësi i Aleancës theksoi se i kanë më të mira dhe janë dyfishuar e “shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj”.
Përmes një video-mesazhi në Facebook të premten, Peci, i mllefosur, e quajti “idiot” anëtarin e kryesisë së Aleancës, Dardan Krasniqin, pasi ai paralajmëroi arrestimin e Pecit.









