Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të enjte(1 tetor) në ditën që në sheshet kryesore të kryeqytetit u mbajt protestë gjithëpopullore kundër verdiktit të Gjykatës Speciale. Ky veprim ndodh në ditë të njëjtë kur Kryeministri i kësaj Qeverise, Albin Kurti, relativizoi verdiktin e Hagës duke thënë se i njëjti pati tri pika pozitive.

“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. E para, pretendimet për të ashtuquajturën shtëpi të verdhë dhe për trafikimin e organeve as nuk bëhen pjesë e aktakuzës”, tha.

“E dyta, akuzat për krime kundër njerëzimit dhe për sulme gjoja sistematike kundër popullsisë civile, u rrëzuan”, shton.

“Dhe e treta, Dhomat e Specializuara theksuan qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, tha Kurti në një konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Fotografia me stemën e UÇK-së në objektin e Qeverisë është shpërndarë nga shumë akterë të pushtetit.