Në 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë, Albin Kurti u përkulë para viktimave të gjenocidit serb, pa e realizuar atë që e kishte premtuar – padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
Padia ndaj Serbisë për gjenocid, ishte pjesë e programit qeverisës.
“Më në fund do themelojmë institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe do të ngirsim padi për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thoshte Kurti.
Përveç premtim, Kurti kishte thënë edhe se kishin filluar përgatitjet qysh në vitin XX.
“Kemi filluar punën për përgatitjen e padisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë për periudhën e luftës së fundit”, deklaronte Kurti.
Për përgatitje të padisë kishin folur edhe vartësit e Kurtit, Presidentja Vjosa Osmani, ish-Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Por, katër vjet më vonë padia ndaj Serbisë për gjenocid ka mbetur në letër.
Kurti, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij politike e ka ndërtuar mbi drejtësinë për krimet e luftës dhe ballafaqimin e Serbisë me to, nuk arriti ta bëjë këtë zotim në veprim konkret institucional.
Asnjë afat, asnjë draft-padi dhe asnjë shpjegim për këtë dështim.