Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Christopher Gosnell. Ai ka pretenduar se vazhdojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë procesin apo të kryejë vepra të tjera penale.

“Gjyqtari mori parasysh edhe dënimin dhe aktgjykimin e fundit ndaj Thaçit në çështjen KSC-BC-2020-06 dhe vlerësoi se ato nuk e ndryshojnë nevojën për shqyrtime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili, në parim, vlerësohet mbi bazën e faktorëve që burojnë nga këto procedura”, thuhet në vendim.

Vendmi për vazhdimin e paraburgimit.

Më 16 shtator, Thaçi për u dënua për rastin tjetër që e kishte për krime të pretenduara lufte. Me një vendim skandaloz, Trupi Gjykues në Speciale e dënoi atë me 25 vjet burgim.

Në atë rast u dënuan edhe Jakup Krasniqi (25 vjet burg), Kadri Veseli (18), dhe Rexhep Selimi (13).