Në shkurt të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Hagës kishte lëshuar në publik një dokument me emrat e viktimave të pretenduara në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga gjithsej 102 viktima, 53 figuronin të ishin serbë, 23 shqiptarë, 25 emra të redaktuar dhe një rom.

VOX Kosova përmes dokumenteve të nxjerra nga vetë organi i akuzës ka evidentuar se një numër jo i vogël i serbëve në listë, ndër vite kishin qenë pjesë e strukturave të aparatit gjenocidial të Millosheviçit.

Për shembull, Veljko Markoviç dhe Nebojsha Gjuriç, ishin pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe supozohet se u vranë rreth prillit të 1999-ës.

Bojan Cvetkovic, Zarko Filipoviç, Zivota Todoroviç, Dragan Vucetiç, e Dragolub Tanashkoviç – të gjithë këtë, ish-pjesëtarë të armatës jugosllave. Të njëjtit, janë në mesin e 37 ish-ushtarëve serbë për zhdukjen e së cilëve Serbia e akuzonte UÇK-në.

Vazhdojmë.

Në mesin e viktimave shqiptare gjendet emri i Sherafedin Ajetit, ish-drejtor i burgut në Mitrovicë – për torturat e së cilit ndaj shqiptarëve, ka rrëfime gjithandej nëpër rrjet.

Rrushe e Latife Kololli, që dyshohet se u vranë mes gushtit 1999, dëshmitari i Prokurorisë në Gjykatë e theksoi vetë se akti u krye nga forcat serbe.

Për nëntë të tjerë.

Për Emin Eminin, Ibush Hamzën, Hyzri Harjizin, Shaban Hotin, Hasan Hoxhën, Safet Hysenajn, Bashkim Rashitit, Lutfi Xhemshitit dhe Shyqyri Zymerin, Tribunali për Special për ish-Jugosllavinë e kishte shpallur të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj.

Pra, provat që s’u arritën të siguroheshin gjatë gjykimit në një Tribunal Paraprak, u tentua të riciklohen për t’iu mveshur katërshes së UÇK-së.

Pra, emrat e atyre qe u mveshen si viktima të burgosurve në Hagë janë emra që lidhen kryesisht me aparatin represiv serb, ish-pjesëtarë të ushtrisë jugosllave dhe persona për të cilët një tribunal kishte shqyrtuar pretendimet kundër UÇK-së.

Një shekull dënim, mbi prova të kontestuara e histori të ricikluara.