Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 07 qershorit si dhe kandidate për Presidente. Kujtim Shala i kësaj partie, në Pressing tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do ta ketë numrin dy në listë dhe do të jetë kandidat për kryeministër.
“Zonja Osmani do të përfshihet në listën tonë bashkë me një numër kandidatësh të cilët do të garojnë bashkë me ne. Ky është orientimi. Nuk do të jetë një listë e formalizuar sepse do ta shqyrtojmë të shtunën. Kemi të bëjmë me një dakordim në një garë elektorale”, tha Shala.
Këto propozime do të diskutohen dhe votohen të shtunën (09 maj) në mbledhjen që do të mbajë Lidhja Demokratike e Kosovës.









