Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia e Drejtësisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të garuar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Dokumenti u formalizua nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.
Në një deklarim pas nënshkrimit, drejtuesit e dy subjekteve politike theksuan se koalicioni buron nga vlerat dhe pozicionet e përbashkëta politike që ata ndajnë, si dhe nga synimi për të ofruar një alternativë të përbashkët në skenën politike të vendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Këtë vendim, Osmani e mori pas takimit që pati me partitë politike.
Ish-opozita: PDK, LDK dhe AAK thanë se kanë propozuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa VV-ja propozoi 28 dhjetorin, datë që u zgjedh nga Osmani.









