Daut Haradinaj, i Aleancës ka reaguar pas paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, po paraqitet Kosova në arenën ndërkombëtare, duke përmendur edhe luftën dhe sakrificën për liri.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Konjufcës me një mesazh të shkurtër, por të ashpër.

“Marre, Glauk!”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e së vërtetës për luftën e Kosovës, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që i konsideron përgjegjës.

“Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës me pyetjen: “PDK, a jeni kund…?”