Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për manifestimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbahet më 5, 6 dhe 7 mars.

Në mbledhjen e Qeverisë, këtë të premte, Kryetar i këtij Këshilli u zgjodh Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, bashkë-kryetar u zgjodh Andin Hoti, Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, ndërkaq anëtarë: Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Saranda Bogujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizimit, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Gazmend Hoxha, Drejtor i Policisë si dhe një përfaqësues nga Organizatat e dala nga Lufta.

Këshilli do të preokupohet me organizimin e evenimenteve që shënojnë Epopenë e UÇK-së.

Këtë vit shënohet përvjetori i 28-të i rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz.