Luka Misteiç, avokat i Hashim Thaçit, ka treguar në fjalën e tij përfundmitare në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, se si Prokuroria e Speciales i kishte paraqitur si të mavijosura duart e Gjergj Dedajt, kur në fakt ishin hijet e krijuara nga ndriçimi për televizion.
Ne treguam se ajo që ZPS-ja u përpoq ta paraqiste si mavijosje ishte në fakt një hije e krijuar nga ndriçimi televiziv”, tha Misetiç, derisa tregoi edhe videon ku vërhej qartë manipulimi nga ana e Prokurorisë.
Ai theksoi se Prokuroria “e di që kjo video e diskrediton çështjen e saj Çirez, megjithatë ZPS-ja nuk tha asnjë fjalë të vetme për videon në parashtresën përfundimtare prej 870 faqesh, as nuk tha asnjë fjalë për këtë video në parashtrimet përmbyllëse, pavarësisht rëndësisë që mbrojtja i dha videos në deklaratat hapëse, në kryqëzimin e Gjergj Dedajt, në parashtresat përfundimtare, dhe pavarësisht faktit se ZPS-ja përfundimisht e futi vetë videon në prova”.








