Lëvizja Vetëvendosje e ka prezantuar Albin Kurtin si mandatarin për kryeministër të Qeverisë së re.
“E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni që ta propozoj për kryeminsitër para këtij Këshilli të Përgjithshëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti”, tha Glauk Konjufca.
Ai shtoi se Kurti do të bëhet për herë të tretë kryeministër “sepse do ta kemi Qeverinë Kurti 3”.
Mandatari Kurti nuk ka marrë asnjë votë kundër nga Këshilli i Përgjithshëm.

Gjykata Kushtetuese të premten vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator për Kuvendin e Kosovës.
Kjo nënkupton se ndalohet çdo veprim i deputetëve apo procedurë që lidhet me formimin e Qeverisë.
Vendimi erdhi pas lëndës së paraqitur nga Lista Serbe për çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Më shumë se një javë më parë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin të konstituuar, ani pse në disa tentime nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari serb.









