Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, merr vesh VOX Kosova.
Ky takim i Kurtit me Osmanin vjen një ditë para përfundimit të afatit kur presidentja duhet të vendosë për mandatarin e ri, nëse do të ketë apo jo zgjedhje të reja.
Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati 10-ditor brenda të cilit presidentja mund të mandatojë një tjetër emër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet.
Ani pse Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i pati votat në tentimin e parë më 26 tetor, në takimin e presidentes me krerët e partive politike ai kërkoi kohë.
Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë deklaruar se nuk kanë numrat dhe kanë kërkuar që sa më parë, në dhjetor, vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.









