“Nuk e di saktë me probabilitet sesa i kam gjasat të bëhem kryeministër”.
Kështu ka thënë para gazetarëve i mandatuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi votoi për balotazhin në Prishtinë.
“A do të votohem apo jo, më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive të tjera. Ju e dini se deri tani në këtë kompozicion tonë të numrave të mazhorancës nuk kanë qenë më shumë sesa 56-57”, tha Konjufca.
“Unë mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri, por në fund të fundit mendoj se nuk varet krejtësisht nga LVV-ja. Kësaj radhe zgjedhjen a do të kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, në dorë e kanë partitë që ne po iu themi opozitare”, potencoi ai.
Më 4 nëntor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar si mandatar të dytë për krijimin e Qeverisë së re Glauk Konjufcën.









