Ish-bashkëpartiakja e Lumir Abdixhikut, ish-presidentja Vjosa Osmani, pas konfirmimit se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së, ka reaguar me një mesazh mallëngjyes në Facebook.

Sipas saj, fitorja e Abdixhikut është një frymëzim.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, VOX-i mëson se 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan pro shkarkimit, ndërsa pesë abstenuan.