Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ka informata se do të tentohet që Qeveria, që do të prezantohet sot në Kuvend nga Albin Kurti, të votohet me votim të fshehtë.
“Nuk pres që do të ketë një qeveri Kurti 3 në bazë të situatës që e kemi aktualisht. Nëse kanë arrit gjatë natës pazare individuale, mbetet me u pa, por me sa kam informata do të tentohet në një votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, tha Haradinaj në hyrje të Kuvendit.
Ai deklaroi se gjithmonë kanë qenë dhe janë pro krijimit të institucioneve, “por nuk shoh që do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme”.
“Nëse do të ketë një zgjidhje duket që do të jetë një qeveri e pazareve sesa programore dhe nuk e di që ka ofruar ndonjë program konkret se çka i ofron qytetarëve një Qeveri Kurti 3. Të shohim a do t’i ketë numrat”, shtoi deputeti i AAK-së ndër të tjera.









