Hykmete Bajrami, deputete e parlamentit të Kosovës, ka deklaruar se çështja e energjisë elektrike është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa ka njoftuar se ka dhënë dëshmi në këtë prokurori në lidhje me atë që ajo e quan “mafia energjetike”.
“Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike”, ka shkruar deputetja në një postim në Facebook.
Bajrami ka thënë se vetëm gjatë këtij mandati çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar për qytetarët e është trefishuar për bizneset.
“Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset”.









