Në faqen 41 të programit të tyre qeverisës, të titulluar “Prioritetet për KREJT qytetarët DREJT së ardhmes,” Vetëvendosje pati premtuar: “Politikë e jashtme aktive, inovatore dhe parimore”.
Në vend të kësaj, qeveria pengmarrëse e shtetit dhe uzurpatorja e institucioneve, çoi KREJT vendin DREJT sanksioneve.
Në vend të aktivitetit, banda autokratike e Albin Kurtit solli vetëm destruktivitet. Në vend të inovacionit, e zhyti Kosovën në sanksione dhe zotimet i zëvendësoi me mashtrime.
Me pak fjalë, Qeveria Kurti theu çdo rekord të dështimeve në politikë të jashtme. Jo vetëm që nuk afroi vendet mosnjohëse, por edhe largoi mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.
Madje më shumë se kaq: i ktheu kundër vendit dhe për herë të parë në histori me ne përdorën gjuhën që përdorin ndaj vendeve si Bjellorusia.
E si mund të pritet diçka ndryshe kur diplomacia mbetet në duart e Donika Gërvallës, një amatore e djallëzuar që nuk merr as votat e kolegeve të saj.
Pafytyrësisht, për një kohë të gjatë u munduan ta relativizojnë ndikimin e tyre.
Dëgjone Artane Rizvanollin se si mundohet ta fsheh të vërtetën:
Kjo është një rrenë e kulluar, e tillë që mund të sajohet vetëm në sektorin e Vetëvendosjes për propagandë.
E vërteta është krejt tjetër.
Le të flasim me shifra konkrete: sipas Institutit GAP, vlera e 29 projekteve të pezulluara arrin në 613.4 milionë euro.
Këto nuk janë thjesht shifra vetëm në letër. Këto janë rrugë që nuk po ndërtohen, shkolla që nuk po modernizohen, dhe mundësi zhvillimi që po shuhen para syve tanë.
Sektorët më të prekur janë jetikë për të ardhmen e Kosovës: mjedisi me mbi 350 milionë euro të ngrira, energjia me rreth 114 milionë, digjitalizimi me 57 milionë dhe kultura me 15 milionë, si dhe projekte tjera milionëshe në fushën e bujqësisë, turizmit rural.
Bash sektori i Artane Rizvallonit është direkt i prekur.
Përveç kësaj, ndër projektet e pezulluara është një tjetër projekt kyç për sektorin e energjisë (ndërtimi i sistemit të ngrohjes qendrore), me vlerë prej 25 milionë euro.
Më tej, nga fusha e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore dhe administratës publike, janë pezulluar 3 milionë euro për programin e bursave “Young Cell Scheme”, i cili mbështet të rinjtë nga Kosova për studime në Bashkimin Evropian.
Sa u përket projekteve tjera konkrete, këtu po i listojmë disa prej tyre:
Në kuadër të këtyre projekteve që nuk janë proceduar gjatë vitit 2024 për shkak të masave përfshihen: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit në Prishtinë, impianti për trajtimin e ujërave në Ferizaj, linja ndërlidhëse energjetike Kosovë–Shqipëri, rikonfigurimi i rrjetit ekzistues, si dhe investime në infrastrukturën digjitale dhe të dhënave dhe ndërtimi i infrastrukturës kundër përmbytjeve dhe për ujitje.
Pezullimi i këtyre mjeteve nuk e ndikon vetëm rrjedhën e financimit, por e ngadalëson zhvillimin ekonomik, dobëson kapacitetet për përballje me sfida të mëdha si tranzicioni energjetik, mbrojtja e mjedisit dhe vendet e reja te punës, si dhe pengon ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për qytetarët.