Labinot Latifi, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, rrahu brutalisht një 72-vjeçar. Viktima, Ilmi Kurteshi, ka rrëfyer për VOX Kosova se ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes fëmijëve. Ai thotë se mbeti pa ndjenja nga sulmi që i erdhi nga Latifi.
“Dje janë nguc ndërmjet veti fëmijë ma fëmija si fëmijë edhe janë nguc. Kur erdh te dera e kish marrë djali thotë e ka rreh. I thash ku e ka rreh? Ja ka shky maicën. I thash po ani de se s’u bë nami këta fëmijë janë. Jo ia ka shky maicën thotë thirre djalin. E ka thirrë nipin tani u ardhë nipi edhe ka thanë unë tash ta shqyej gërkllanin ty. Edhe i kam dal përpara atij a din me mbrojtë djalin ai më ka sulmu. Edhe më ka qitë pa vetëdije edhe më nuk di sen. Tani ka ardhë kojshia i parë më ka marrë më ka çu në spital”, rrëfen Kurteshi.
Si pasojë e sulmit nga Latifi, Kurteshi thotë se mori plagë të rënda në kokë, dorë dhe këmbë për të cilat edhe pranoi ndihmë mjekësore në spital.








