Vetëm në pesë vitet e fundit, periudhë kjo gjatë së cilës Vetëvendosje ishte në pushtet, ky subjekt politik ka shpenzuar mbi 11 milionë e 300 mijë euro. Dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Që nga 2021-ta, kur fitoi zgjedhjet me 50.23 për qind e deri në dy vitet e fundit, milionat në të ardhura e shpenzime kanë rrjedhur për partinë që udhëheq me Qeverinë. Pavarësisht këtij fakti, këto mjete s’po janë të mjaftueshme për Vetëvendosjen. Edhe kësaj radhe, ajo po kërkon fonde nga qytetarët për t’ia financuar fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.
POSTIMI:

Raporti i auditimit tregon se në vitin 2021, vit ky kur Vetëvendosje shënoi fitoren historike për të, me 50.23 për qind të votave, shpenzimet shkuan deri në 2 milionë e 308 mijë euro. 200 mijë më pak, po atë vit VV i paraqiste të hyra, gjithësej 2 milionë e 102 mijë euro.
DOKUMENT:

1 milion e 310 mijë euro nga kjo parti u shpenzuan një vit më vonë, më 2022. Po atë vit, deklaroi 2 milionë e 52 mijë euro të hyra nga buxheti.
DOKUMENT:

Në 2023-ën, dy vjet pas marrjes së pushtetit, Vetëvendosje krijoi komoditet në të hyra. Gjithësej inkasoi dy milionë euro, e shpenzoi 1 milionë e 384 mijë euro.
DOKUMENT:

Në vitin 2024 u paraqit situatë e njëjtë. Pati të hyra mbi 2 milionë e 300 mijë euro, e shpenzoi 1 milionë e 805 mijë euro.
DOKUMENT:

E në vitin e kaluar Vetëvendosje pati pikun e harxhimeve. Lëshoi dorën për mediat që favorizon, për diskoteka, për individë e për reklama në rrjete sociale. 4 milionë e 500 mijë euro është shuma totale që gjatë vitit 2025 kjo parti shpenzoi, çuditërisht, pasi pati vetëm pak mbi 2 milionë euro të hyra.
DOKUMENTI:

Ishte vetë Vetëvendosje ajo që gjatë periudhës kur ishte në opozitë, ankohej për pabarazi financiare të saj krahasuar me partitë e tjera.
“Jemi në garë të pabarabartë. Pasi partitë në pushtet, financohen në mënyrë jotransparente. Për ta përmbysur këtë situatë, nevojitet ndihma e të gjithëve. Nevojitet kontributi juaj i drejtpërdrejtë për shpenzimet e domosdoshme të zgjedhjeve”, thoshte Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në shtator të 2013-ës kur kërkonte para nga qytetarët.
Në baza të rregullta, Vetëvendosje shpenzon shumë më shumë se partitë e tjera që janë në opozitë, e në raste të shpeshta, edhe më shumë se të gjitha bashkë.
Në vitin 2025, PDK pati shpenzime gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335 mijë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me harxhime gjithsej 531 mijë euro.









