Krejt takimet e Albin Kurtit gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara këto ditë nuk po shkojnë më lart se me kongresistë amerikanë. Asnjë zyrtar i administratës amerikane – as nga Shtëpia e Bardhë, as nga Departamenti i Shtetit e as nga Departamenti i Mbrojtjes – nuk ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Kurti është takuar me kongresistin Ritchie Torres.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai e ka cilësuar Torresin si një aleat të rëndësishëm në avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e tij për vendin.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për interesa strategjike të Shteteve të Bashkuara, Kurti deklarohet se “nuk është punë e tij” – siç ishte rasti me përpjekjet e SHBA-së për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus. Por, për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, ai nuk ka hezituar të kërkojë përkrahje, qoftë edhe nga një kongresist.

“Një kënaqësi të takohem me kongresmenin @RitchieTorres. Ritchie, një zë i fuqishëm në mbështetjen e përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam ambiciet tona për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, sektorin premtues të teknologjisë së vendit dhe investimet e ardhshme në infrastrukturë…”, ka shkruar Kurti.