Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë e anëtarësimi i Kosovës në NATO janë pjesë thelbësore për paqe në Ballkanin Perëndimor.
Këtë deklaratë, drejtuesi i kuvendarëve të Shqipërisë e ka bërë gjatë fjalës së tij në Forumin për Siguri në Kongresin Amerikan.
“Njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në NATO, së bashku me integrimin euroatlantik të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, janë thelbësore për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryekuvendari shqiptar.
Kërkesën e Peleshit për anëtarësimin e Kosovës në NATO e kanë kumtuar edhe përfaqësues politikë nga Kosova, si lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në përmbajtjet nga punimet e këtij forumi nuk janë parë përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.









