Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka ndryshuar gjuhën në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, por sipas tij, qëllimin e ka të njëjtë. 

“Është ballafaqim me realitetin e ri i cili me qasjen e re mundohet me ble zemra ma shumë. Kjo është ndryshimi i qasjes. Zoti Kurti gjithmonë ndryshon metodë në sjellje po jo në qëllim. Nuk besoj që duhet me lexu ndryshe pos ndryshimit të qasjes për shkak të ballafaqimit me realitetin e ri por qëllimin asnjëherë zoti Kurti nuk e ndryshon”, tha Haziri për VOX Kosova.

“Thirrja në njërën anë mos lësho pe dhe në anën tjetër ballafaqimi me një vit të humbur. Me moszbatimin e rezultateve të 9 shkurtit për herë të parë në Republikën tonë nuk është arrit një parti e parë për shkak të mos bashkëpunimit refuzimit dhe kualifikimeve karshi partive politike shoqërisë civile qytetarëve në veçanti mediave t’u përfshi edhe sistemi i drejtësisë gjykatat e prokurorë”, shtoi.