Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar ditën e sotme si të rëndësishme për demokracinë në vend, teksa ka porositur qytetarët që të largohen nga “zymtësia dhe përçarja”.
“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për një të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada dhe përçarja që na ka shoqëruar këto vite”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.
Ai theksoi se zgjedhja e qytetarëve do të jetë vendimtare për katër vitet e ardhshme, duke nënvizuar nevojën për një vizion të qartë politik dhe shoqëror.
Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë mundësinë të vendosin për përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.








