Lumir Betoni Haradinaj e akuzon Abdixhikun për bllokadë

Ramush Haradinaj e ka akuzuar Lumir Abdixhikun për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Lumir Betoni Haradinaj e akuzon Abdixhikun për bllokadë

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe deputetët e kësaj partie po janë pozicionuar “pro bllokadës” së konstituimit të Kuvendit.

“Veç Lumir Abdixhiku me të tijtë, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së tregoi edhe hapat që partia që ai udhëheqë ka ndërmarrë për të zhbllokuar situatën, pasi që këtë bllokadë thotë se e kishin vërejtur muaj më parë.

“Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës”, shtoi.

LDK-ja nuk e votoi Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit. Nga kjo parti kishin deklaruar që nuk do ta votonin asnjë kandidat nga VV-ja. Pjesa dërrmuese e deputetëve të AAK-së dhe PDK-së e votuan Bashën, i cili mori 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin