Gjithsej 613 mijë euro i shpenzoi ish-Presidentja Vjosa Osmani dhe kabineti i saj gjatë vitit 2025. Vetëm për dreka e darka zyrtare u dogjën 101 mijë euro. 296 mijë të tjera shkuan për bileta udhëtimi, 17 mijë për karburante, ndërsa 198 mijë euro për akomodim në vizita jashtë vendit.

DOKUMENT:

Krahasuar me vitin 2024, kur totali i shpenzimeve ishte 333 mijë euro, më 2025 faturat pothuajse u dyfishuan. Më e theksuara ishte kategoria e drekave dhe darkave: Nga 13 mijë euro në vitin paraprak, në 101 mijë euro një vit më pas, një rritje gati shtatëfish.

SHPENZIMET:

Edhe akomodimi jashtë vendit vendosi rekord të ri në Presidencë. Me 198 mijë euro të shpenzuara vetëm për hotele e qëndrime, asnjë president tjetër nuk kishte arritur këtë nivel brenda një viti kalendarik.

Ironia qëndron te fakti se po e njëjta Vjosa Osmani, kur mori detyrën, mburrej me atë që e quante “ruajtje e parasë publike”, duke sulmuar paraardhësin e saj në pozitë, Hashim Thaçi për shpenzime të tepërta.

“Thaçi gjatë pandemisë për gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar 76 mijë euro, kurse unë për 11 muaj, në pozitën e kryetares së Kuvendit dhe të presidentes kam shpenzuar 1,478 euro”, deklaronte ajo në vitin 2021.