LUKSI I PRESIDENTES Vajzat e mia shpëtuan nga shkolla publike, por mijëra fëmijë të tjerë jo

Në vend se të jap llogari ajo dhe Qeveria për dështimin e arsimit, Presidentja i ktheu tytat nga gazetarët.

LUKSI I PRESIDENTES Vajzat e mia shpëtuan nga shkolla publike, por mijëra fëmijë të tjerë jo

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve, duke i fajësuar se ia kanë përndjekur dhe rrezikuar sigurinë vajzave të saj të mitura. Por, në përpjekjen për të mbrojtur privatësinë e familjes, Osmani bëri edhe disa akuza: “shkollat publike në Kosovë janë në gjendje të mjerueshme”.

“Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë”, shkroi ajo. “Përgjatë këtyre viteve… janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër”.

Është një rrëfim që do të mund ta bënte çdo prind në Kosovë. Por, ndryshe nga të tjerët,  Presidentja e ka pasur luksin që fëmijët e saj t’i largojë nga ajo shkollë. “Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë…”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, qindra mijëra fëmijë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës s’kanë alternativë tjetër. Ata vazhdojnë të mësojnë në klasa pa ngrohje, me tavolina të thyera, me libra që mungojnë dhe me tualete që shpesh s’kanë as ujë. Ata s’i kanë prindërit presidentë.

Dhe pikërisht këtu shfaqet paradoksi. Osmani është pjesë e pushtetit që prej vitit 2021, në koalicion të ngushtë me Vetëvendosjen, që premtonte “revolucion në arsim”. Por sot, kur pranon publikisht dështimet e sistemit arsimor, nuk e drejton gishtin kah Qeveria. Përkundrazi, ia kthen gjithë vëmendjen gazetarëve.

“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia”, shkroi ajo. Por cili rrezik është më i madh: një kameraman që filmon në oborrin e shkollës, apo një sistem arsimor ku fëmijët rriten në ambiente të pasigurta, pa kushte minimale higjienike e pedagogjike – ashtu siç e thotë presidentja?

Osmani rrëfen për pesë vite probleme në shkollën publike të vajzave të saj, por nuk ka asnjë fjali për prindërit që nuk mund t’i largojnë fëmijët nga ato kushte. Nuk ka asnjë thirrje për Qeverinë e Kosovës, asnjë kërkesë urgjente për investime në arsim, asnjë shenjë që zëri i saj do të përdoret për t’i mbrojtur ata që s’kanë zë.

Në fund, qëndrimet e Presidentes nuk janë thjesht një reagim emocional ndaj mediave – ato janë dëshmi e gjallë se sistemi arsimor ka dështuar. Pjesë e dështimit është edhe ajo vetë.

Përderisa fëmijët e saj mund të shpëtojnë nga ky realitet, kush do t’i mbrojë të gjithë fëmijët e tjerë që mbesin të mbyllur brenda tij?

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos