“Shkoni, denonconi çka të doni. Prej nuk e di… Prej ditës së parë jam kanë në UÇK. Nuk e di kur s’jam kanë. Çdokund kam luftu. Ku ka qenë kërkesë e kombit tim, aty jam kanë. Edhe jam krenar për atë histori edhe i përgjigjem me çdo sekondë të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E besoj kështu ia bën edhe Presidenti i vendit”.
Kështu iu ishte përgjigjur akuzave se po i frikësohet Gjykatës Speciale, Ish-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 2 shkurt 2019.
Veseli pati thënë se duhet të ndjehet i turpëruar kushdo që mendon një gjë të tillë.
“Çka keni? A po mendoni se dikush prej neve tutet prej asaj pune a? Marre ju koftë kush mendon”.
Ai që ka qenë luftëtar, theksonte ai, nuk mërzitet. “E di pse ka luftu.”
“Se krejt ata që janë qyqarë, kurrkund mendjen se kanë, veç a tuten vetë. Nuk kishin mujt me flejt natën me kanë luftëtarë të UÇK-së se po i ndjek Gjykata Speciale. Po mos u bëni more qyqarë se kurrkujt s’ia nin për atë punë”.
Veseli, së bashku me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i 2020-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte.
Trupi Gjykues në Speciale, më 16 shtator do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.








