LUFTË NË ACAR Trump: Putin është pajtuar të ndalojë sulmet në Ukrainë për një javë

Rusia nuk e ka konfirmuar një marrëveshje të tillë, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur këtë hap.

LUFTË NË ACAR Trump: Putin është pajtuar të ndalojë sulmet në Ukrainë për një javë

Kiev, Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar që për një javë të mos sulmojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, dhe pjesë të tjera të vendit, për shkak të motit “jashtëzakonisht të ftohtë”.

Rusia nuk e ka konfirmuar një marrëveshje të tillë, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur këtë hap.

Edhe pse Trump nuk ka saktësuar se kur do të fillojë pauza. Deri të premten alarmet ajrore u aktivizuan vetëm në katër rajone të Ukrainës që ndodhen pranë vijës së frontit.

Temperaturat në Kiev pritej të binin ndjeshëm që nga e enjtja, duke arritur deri në -24°C gjatë ditëve në vijim. Javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ashtu siç ka vepruar edhe gjatë periudhave të ftohta që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të premten se katër zonat ku u dëgjuan sirenat u sulmuan me 80 dronë rusë dhe një raketë balistike.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit në Washington, të enjten, presidenti amerikan tha:
“Unë personalisht i kërkova presidentit Putin që për një javë të mos qëllojë drejt Kievit dhe qyteteve të ndryshme, dhe ai u pajtua me këtë.”

“Ishte shumë mirë. Shumë njerëz thanë: ‘Mos e humb telefonatën, nuk do ta arrish këtë.’ Dhe ai e bëri,” shtoi Trump.

Sipas tij, ukrainasit “pothuajse nuk e besonin, por ishin shumë të lumtur për këtë, sepse po përballen me vështirësi të mëdha”.

Më vonë të enjten, në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se Trump kishte bërë një “deklaratë të rëndësishme” për “mundësinë e sigurimit të mbrojtjes për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri”.

“Ekipet tona e kanë diskutuar këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presim që marrëveshjet të zbatohen,” tha ai.

BBC-ja ka kuptuar se Ukraina ka rënë dakord të pasqyrojë veprimet e Moskës, duke pezulluar sulmet e saj ndaj rafinerive ruse të naftës.

Javën e kaluar, negociatorë rusë, ukrainas dhe amerikanë u takuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedimet e para trilaterale që nga fillimi i luftës.

Të gjitha palët i përshkruan bisedimet si konstruktive, por nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar se Rusia është pajtuar të ndalë sulmet për kohën sa zgjatë moti ekstrem që aktualisht ka përfshirë rajonin.

Sulmet kanë vazhduar, duke dëmtuar rëndë furnizimin me energji elektrike në qytetet kryesore të Ukrainës dhe duke lënë miliona njerëz pa ngrohje apo energji.

Kompanitë elektrike po kryejnë riparime pa ndërprerje, por puna e tyre shpesh zhbëhet shpejt nga sulmet ajrore ruse.

Edhe kur energjia rikthehet, furnizimi zgjat vetëm disa orë – mjaftueshëm për të karikuar pajisje, por jo për të ngrohur shtëpitë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin