Ish presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev të enjten i ka thënë Presidentit amerikan Donald Trunp që të mbaj mend kapacitetet nukleare që posedon Rusia nga koha e Bashkimit Sovjetik si mjet të fundit pasi Trump i tha Medvedev “të kontrollojë fjalët e tij”.
Trump, në një postim në rrjetin e tij social Truth në orët e para të së enjtes, e veçoi Medvedev – zëvëndëspresidentin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit, me një kritikë të mprehtë pasi ai tha se kërcnimet e Trump për ta goditur Rusinë dhe blerësit e saj të vajit me tarifa ishin “një lojë ultimatumesh” dhe një hap më afër për një luftë mes Rusisë dhe SHBA-ve.
“Thuani Medvedev, Presidentit të dështuar të Rusisë, që mendon ende se është President, të kontrollojë fjalët e tij. Ai po hyn në një territor shumë të rrezikshëm!”, shkroi Trump.
Trump tha më 29 korrik se Rusia ka vetëm “10 ditë nga sot” që të pajtohet me një armëpushim në Ukrainë ose do të goditet me tarifa bashkë me blerësit e saj. Moska, që ka vendosur kushtet e veta për paqe, e për të cilat Kievi thotë se po kërkon kapitulimin e tyre, nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të respektojë afatin kohor të Trump.
Trump ka shkruar në postimin e tij të enjten se nuk i intereson çfarë India – njëra nga blerëset më të mëdha të vajit rus, bashkë me Kinën kanë bërë me Rusinë.
“Ata mund t’i marrin ekonomitë e tyre të vdekura së bashku. Ne kemi bërë shumë pak biznes me Indinë, tarifat e tyre janë të larta, ndër më të lartat në botë. Njëlloj, Rusia dhe SHBA-të bëjnë shumë pak për të mos thënë fare biznes së bashku. Le ta lëmë kështu si është”, tha Trump.