Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, këtë të enjte do të takojë partitë politike për konsultime rreth datës së zgjedhjeve të reja, që rrodhën si rezultat i mos-votimit të Presidentit të ri të vendit.
Përfaqësuesit e partive politike parashihet të hynë në Zyrën e Presidentit të Kosovës rreth orës 15:00.
Takimit të së enjtes i paraprinë ai i Haxhiut me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili në emër të institucionit që përfaqëson kërkoi 7 qershorin si të dielën më të përshtatshme brenda 45 ditëve të ardhshme gjatë të cilave duhet të zhvillohet procesi zgjedhor.
Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.









