31 persona kanë mbetur të vrarë në Liban, si pasojë e sulmeve ushtarake të Izraelit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
Sipas këtij njoftimit, përveç të vrarëve, 149 persona janë plagosur.
“Bilanci është paraprak”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet libaneze kanë njoftuar se sulmet izraelite kanë goditur Bejrutin dhe jugun e Libanit.
Sulmet e Izraelit ndaj Libanit vijnë pasi që Hezbollahu – që e ka bazën në Liban – sulmoi me një breshëri raketash Izraelin gjatë natës, duke u rreshtuar kështu me Iranin.
Të shtunën, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan Iranin. Nga këto sulme, që janë duke vazhduar, është vrarë edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe disa drejtues të tjerë iranianë.
Nga ana tjetër, Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar Izraelin dhe disa baza të SHBA-ve në Lindje të Mesme.









