Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar anëtarët e aleancës së ata mund të jenë “shënjestra e radhës e Rusisë”, duke u bërë thirrje për një rritje të shpejtë në shpenzimet e mbrojtjes për të parandaluar një luftë të ngjashme me ç’është parë nga gjeneratat e kaluara.
Komentet e Rutte, në konferencën e sigurisë në Munih, ndërsa liderët evropianë po diskutonin një propozim paqeje për përfundimin e luftës tashmë disa-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.
“Ne duhet të jemi të gatshëm sepse konfliktet… më nuk janë në distancë. Konflikti është në derën tonë”, tha Rutte.
“Rusia ka kthyer luftën në Evropë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për një shkallë lufte që panë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Megjithatë, ai shtoi, nëse NATO “përmbush angazhimet tona, kjo është një tragjedi që mund ta parandalojmë”.
Rutte paralajmëroi se “Rusia mund të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vitesh”.
Në qershor, anëtarët e NATO-s u pajtuan të rrisin shpenzimet e tyre në ushtri në 5% të bruto produktit vendor deri në vitin 2035, më shumë se dyfish nga shpenzimet aktuale që qëndrojnë në 2%.









