Pas 21 muajsh lufte, po shtohen shpresat për një njoftim të ri për armëpushim në Gazë, ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të hënën në Uashington, raporton prestigjiozja britanike BBC.
Trump u tha më parë gazetarëve se kishte qenë “shumë i vendosur” me Netanyahun për t’i dhënë fund konfliktit dhe se mendonte se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë.
Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit mbi një propozim të sponsorizuar nga SHBA-ja për një armëpushim 60-ditor dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, kanë rifilluar në Katar jav në mbrëmje.
Pavarësisht kësaj, është ende e paqartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht një marrëveshje mund të kapërcehen.
Si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, deri më tani janë vrarë rreth 60 mijë palestinezë.
Netanyahu po viziton Shtëpinë e Bardhë për herë të tretë që kur Trump u rikthye në pushtet gati gjashtë muaj më parë.