13 qytetarë të Kosovës kanë mbetur në territorin e Izraelit, meqë sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kanë shprehur interesim për t’u kthyer në vendlindje.
“Sipas të dhënave të fundit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, në territorin izraelit ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Megjithatë, sipas MPJ-së, disa qytetarë të tjerë janë evakuuar nga territori izraelit përmes Jordanisë dhe Egjiptit.
“Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael. MPJD shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e autoriteteve përkatëse të këtyre vendeve”.
MPJD u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.