Policia e Kosovës ka ndërmarrë sërish hapa për renovimin e Kampit të Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Pas anulimit të tenderit javën e kaluar, për shkak të një gabimi në specifikimet teknike ku ishte kërkuar një produkt që nuk gjendet në treg, procedura është rihapur me një vlerë prej 15,927.50 euro.

Sipas ofertës së publikuar në platformën e-prokurimi, Policia e Kosovës parasheh furnizimin me:

  • 100 copë pllaka (plywood) rezistente ndaj ujit
  • 100 copë dorëza (tush) me gyp
  • 50 kabina dushi 80×80 me sifon
  • 50 gypa fleksibël për WC FI100
  • 100 silikona sanitarë antimykotikë
  • 30 silikona akrilikë
  • 30 silikona transparentë
  • 50 shkuma montuese pa presion (750 ml)
  • Vida të ndryshme Knauf dhe Burgi në sasi të ndryshme (pozicionet 9–15)

Operatorët ekonomikë kanë afat deri më 02.07.2026, në ora 14:00, për dorëzimin e ofertave.

Për gjendjen e rëndë të Kampit të Njësive Speciale në Mitrovicë, VOX Kosova kishte raportuar ekskluzivisht.