Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në protestën e kësaj të enjteje(1 tetor) kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se “Kosova u tradhtua nga ndërkombëtarët”. Në këtë situatë, sipas Haradinajt, deputetët duhet të marrin përgjegjësi dhe të bashkohen.

“Ju 100 deputetët që jeni atje, të 100-tët, secili me përgjegjësinë e vetë që ka kërku vetë me u ngarku, ju thërrasim për bashkim. Ndërsa për ndërkombëtarët që u besuam sepse i patëm bindë të na ndihmojnë në luftën e UÇK-së dhe bashkë e fituam. Ata u ndanë pa viktima sepse neve na kishin në tokë. Ata morën mburrjen ne morëm lirinë. Tani ju themi, na keni tradhtuar dhe kthenani besimin. Kthenani besimin se do t’u bije keq juve e neve”, tha Haradinaj.

“Ndërkombëtarë nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale. Nuk pranojmë të ofendohen 400 masakra. Nuk pranojnë të ofendohen fëmijët tanë. Nuk pranojmë të ofendohet gjaku ynë”, shton.