LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Vetëvendosja është partia më e madhe në Kosovë. Dhe, meqë njerëzit e kësaj partie tashmë janë të provuar në qeverisje, le të shohim pak, se çka ofron 10-shja e kësaj partie.

Në listat zgjedhore të partive politike 10-shja e parë supozohet se përbën ajkën e partisë. 10 më të dalluarit mbi të cilët partia e ndërton fytyrën para votuesit, por edhe garanton popullin se ata janë personat që do të udhëheqin me shtetin.

Vetëvendosja është partia më e madhe në Kosovë. Dhe, meqë njerëzit e kësaj partie tashmë janë të provuar në qeverisje, le të shohim pak, se çka ofron 10-shja e kësaj partie.

Donika Gërvalla Shvarz.

Ajo, përveç se me krenari pati pranuar se është bashkëpunëtore e Gjykatës Speciale… Dhe gabimeve qesharak… Ka edhe keqmenaxhim të skajshëm në Ministri e plotë skandale.

Donika Gërvalla Shvarz e pati punësuar në ministri familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant. Ia pati mundësuar vajzës së vetë përfundimin e praktikes në ministrinë që e udhëheqë.

Pati pranuar të dënohet 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, sepse refuzonte t’i bënte publike shpenzimet e burrit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut. Refuzonte ta deklaronte pasurinë, sipas ligjit.

Por, Gërvalla është e përfshirë edhe në një skandal, që çuditërisht kurrë s’mori vëmendjen që duhet, me një tender për blerje veturash për ministrinë, të cilin e kishte manipuluar Gërvalla e ku ishte i përfshirë edhe famëkeqi Martin Berishaj.

Ka edhe shumë të tjera po të kalojmë te i dyti.

Avni Dehari.

E fundit dhe më e freskëta e tij është shkelja flagrante e Kushtetutës ku me vendim të Gjykatës u konstatua se ai nuk ka vepruar në përputhje me “Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Por, Dehari ka edhe një tjetër histori të errët.

Ai është edhe person i dënuar për armëmbajtje pa leje. Një arsenal i tërë armësh i ishin gjetur plakut të Vetëvendosjes. Çuditërisht ai ishte dënuar vetëm me gjobë, për një vepër ku, për shkak të sasisë së madhe të armëve të gjetura, burgimi do të duhej të ishte i pashmangshëm.

Albulena Haxhiu.

Pasi gënjeu popullin…

E më pas nuk bëri asgjë në drejtim të zbardhjes së këtij rasti, përveç që ia humbi një herë mostrat e më pas iu dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore më shumë se njëherë, Albulena Haxhiu iu fut një serie të shkeljeve Kushtetuese, në një numër të paimagjinueshëm.

Si shtrigat e mesjetës që digjnin librat e shenjtë, ajo përdhunoi aktin më të lartë juridik të Kosovës duke propozuar ligje anti-kushtetuese e duke prodhuar shkelje së paku 16 herë. Por, më e rënda e saj është kur premtimin kryesor të fushatës për vendosje të drejtësisë në Kosovë, e ktheu në një ligj antikushtetues e të pazbatueshëm.

Hekuran Murati.

Ekonomisti që veç me ekonomi nuk merret dhe propaganduesi kryesor i Vetëvendosjes sot, ia vodhi Kosovës mijëra euro edhe kur ilegalisht përfitoi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ai flet për gjithçka, por kurrë nuk foli për këtë skandal.

Gjithsesi, kontributi i tij më i madh anti-kombëtar, mbetet krahasimi i tij i gërditshëm i luftëtarëve të lirisë me mercenarë të paguar.

Xhelal Sveçla.

Prodhuesi i torollakërisë më të madhe në krejt kabinetin e kaluar qeveritarë të Kurtit, i cili edhe për agresionin e Serbisë në veri, herë thoshte se kanë pasur informacione se Radojicici do të sulmojë me grupin e tij e herë thoshte se grupi i Radojicic-it kishte përparësi se i zuri këta në befasi, ai përbën edhe një zhvatës të papërmirësueshëm të parasë publike.

Nga përfitimet për familjarë prej fondeve të qeverisë, të skandale si ai me pasaportat e Kosovës, e deri te numri rekord i kontratave të ndara me negocim të fshehtë, Sveçla është abuzues i spikatur i kësaj 10-she për marre.

Mimoza Kusari-Lila.

A ka nevojë të flitet shumë për të nënshtruarën e Milan Radojicic-it. Në koordinim herë me Slavo Simicin e herë me Milan Radojicic-in, ajo është agjentja speciale e Albin Kurtit për kryerjen e punëve të ndyta dhe si shërbëtore e pa zë, vazhdon ta fitojë me meritë, një pozitë në dhjetëshen e parë të bandës më të pushtetshme të Kosovës.

Hajrulla Çeko.

Çeko është një keqpërdorues i njohur. Nuk ka sektor të ministrisë që s’e ka keqpërdorur. Ministria e tij i përdorë fondet për të ngopur përkrahës e militantë, deri te dhënia e fondeve edhe për organizata që i ka formuar vetë.

Por, brutal si askush tjetër ishte treguar Çeko kur kishte filluar bllokimin e punëve nga Komuna e Prishtinës me qëllim nxjerrjen keq të kryetarit aktual, me synim kandidimin për kryetar komune në të ardhmen.

Aktualisht, ka sheshe në Prishtinë që duken si gërmadha, për shkak të bllokadave që i ka bërë Çeko. Mos të flasim pastaj për emërime ilegale që Çeko i bën për persona që më pas i obligon në krim.

Normalisht, kësaj bande i prinë Albin Kurti.

Personi që aktualisht, bashkë me Enver Sekiraqen e Milan Radojicic-in refuzojnë t’iu përgjigjen institucioneve. Ai ka thirrje të hapur nga prokuroria për të dëshmuar në skandalin e rezervave, por refuzon të shkojë.

Për futjen e vendit në sanksione, ndërprerjen e dialogut strategjik me Amerikën, marrëveshjen për autonominë territoriale në Bruksel me Serbinë, futjen e Elektroseverit, kompanisë serbe në Veri, hajninë multi-milionëshe në energji me kompani si NOA e ajo e Vuk Hamovicit, s’po ua marrë kohën.

Tashmë ju e dini.

Gjithsesi, kjo 10she e Kurtit merr vota në Kosovë. Është fakt i pamohueshëm se Vetëvendosja është partia më e madhe në vend.

Sepse, Kurti për shumë gjatë përbënte shpresën e shqiptarëve në Kosovë. Për një kohë të gjatë ai ishte besimi, guximi e ideali i shumë vetave. Heqja dorë nga Kurti sot, nënkupton edhe heqjen dorë nga gjithë ai investim moral. Dhe pranimin se gabuan, gabuan rëndë me të.

Provat kundrejt tij sot janë të pakundërshtueshme, por nganjëherë, për shkak të investimit të madh moral, për njerëzit më e lehtë është ta jetojnë iluzionin, sesa ta përqafojnë faktin.

Sepse, kjo e vërtetë akoma përbën një përqafim që dhemb dhe një investim të çuar dëm. Prandaj sot, për shumë kë, më i lehtë është vazhdimi i gabimit, sesa stopimi para së vërtetës.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani