VOX Kosova ka mësuar 20 kandidatët e parë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Risi në këtë listë është numri pesë, i cili i është besuar ekonomistit Arben Mustafa, dhe numri gjashtë, të cilin e mban Besa Kabashi-Rama.

Kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, e prin listën, i dyti është Uran Ismaili, e treta Vlora Çitaku, i katërti Enver Hoxhaj.

Me numër shtatë është Rrahman Rama, i teti është partneri i koalicionit, Eman Rrahmani nga Lista për Familjen.

E nënta është Sala Jashari, ndërsa 10-shën e parë e përmbyll Kujtim Gashi.

Këta janë 20 kandidatët e parë të PDK-së në bazë të listës që ka siguruar VOX Kosova:

1. Bedri Hamza

2. Uran Ismaili

3. Vlora Çitaku

4. Enver Hoxhaj

5. Arben Mustafa

6. Besa Kabashi Rama

7. Rrahman Rama

8. Eman Rrahmani

9. Sala Jashari

10. Kujtim Gashi

11. Jakup Nura

12. Ganimete Musliu

13. Blerta Deliu

14. Xhavit Haliti

15. Përparim Gruda

16. Ferat Shala

17. Elmi Reçica

18. Ariana Musliu Shoshi

19. Fadil Demaku

20. Altin Krasniqi