Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se është inkurajuese rritja e Kosovës në 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe se ky përparim duhet të ruhet nga zyrtarët politikë.
“Ky përparim tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të siguruar një mjedis të favorshëm për mediat”, theksoi ajo.
BE potencohet se do të vazhdojë mbështetjen e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë.
Kosova është renditur në vendin e 84-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga 180 shtete për vitin 2026, ndërsa vitin e kaluar ishte e 99-ta.









